Kryefjala e këtyre muajve vazhdon të mbetet virusi Corona, prandaj në këtë betejë të gjithë jemi bashkë. Situata e pandemisë në Kosovë është përkeqësuar ndjeshëm në ditët e fundit. Covid-19, po vazhdon të infektojë persona të të gjitha moshave pa dallim dhe po vë në rrezik jetën e të gjithëve. Me këtë rast Radio KFOR-i kontaktoi edhe drejtori Ekzekutiv të Spitalit në Ferizaj, Jeton Zeqiri, i cili pati një porosi për të gjithë qytetarët e Kosovës, për sa i përket gjendjes së pandemisë: “Bashkë syhapur duke mbajtur distancë, maskë dhe duke i pastruar duart, ti ruajmë prindërit tanë, ta ndërpresim zinxhirin e infeksionit dhe ta ringjallim ekonominë. Të gjithë jemi bashkë në këtë sfidë, në të cilën do të mund të dalim fitimtarë, vetëm nëse i respektojmë masat rekomanduese.”
Mbesim me shpresë që kjo situatë pandemie të vihet nën kontroll, të kaloj sa më shpejt dhe lakorja që paraqet statistikat e të infektuarve dhe të vdekurve në nivel vendi dhe në botë nga ky virus, të jetë gjithnjë e më e vogël.