E përbërë nga rreth 200 shtete dhe më shumë se 7.5 miliardë njerëz, bota është e mbushur me njerëz, vende dhe gjëra interesante, argëtuese dhe magjepsëse.
Në Zelandën e Re, në Kivis, për shembull, do të gjeni përqendrimin më të lartë të pronarëve të kafshëve shtëpiake në planet, ndërsa në Nikaragua, ju do të gjeni një nga dy flamujt e vetëm në botë që përmban ngjyrën vjollcë. Të uritur për më shumë fakte për botën dhe popullsinë e saj gjithnjë në rritje, ju mund të mësoni kohë pas kohe fakte interesante për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e Tokës, këtu në Radio KFOR, disa nga të cilat ju sjellim në vijim:
– A e keni ditur se njerëzit të cilët janë në gjendje t’i kapin më shpejt ritmet muzikore priren të jenë më inteligjent se ata që kanë një sens të dobët për ritmin muzikor. Edhe nëse nuk keni prirje për muzikë, aftësia për të parashikuar me saktësi një notë është një shenjë e inteligjencës më të lartë.
– A e keni ditur se edhe pse e rrallë, e qeshura në të vërtetë ka qenë shkaku i vdekjeve të shumta. Rasti i fundit ishte i një njeriu që kishte shëndet të mirë, por qeshi aq shumë ndërsa shikonte një komedi të vitit 1988, saqë rrahjet e zemrës së tij u shpejtuan nga 250 në 500 rrahje në minutë, duke çuar në një sulm fatal në zemër.
– A e keni ditur se në Japoni ekziston profesioni i “Prishjes së Martesës”. Këta janë njerëz profesional që specializohen në prishjen e marrëdhënieve martesore.