Mbajtja e zemërimit na dëmton të gjithëve, prandaj sot (7 korrik), shënohet “Dita Globale e Faljes”, e cila rrit vullnetin e mirë midis njerëzve, për të falur njëri-tjetrin.
Falja, njihet si koncept i faljes së dikujt pas një fyerje, heqja dorë nga emocionet negative dhe çlirimi i lëndimit.
“Dita Globale e Faljes”, synon që të gjithë të përpiqemi t’i lëmë anash dallimet tona, për të krijuar një botë më pozitive dhe heqje dorë nga negativiteti, prandaj shënimi i kësaj dite është shumë i veçantë për të gjithë ne.