Sonte në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të jepet shfaqja ‘La Rrém’, në regji të Kushtrim Koliqit, kushtuar figurës së Muharrem Qenës.
Përgjatë shekullit njëzet, si shkrimtar, këngëtar, aktor dhe regjisor, Muharrem Qena, ishte figurë qendrore e zhvillimit të skenës kulturore në Kosovë. Shfaqja ‘La Rrém’, e sjellë te publiku artistin e madh Qena, që me veprat e tij i dha popullit mesazhe pozitive dhe shpresë, për një jetë më të bukur në Kosovë.
Trashëgimia e tij e pasur kulturore, do mbeten jo vetëm në këngë, shfaqje dhe filma, por edhe pasuri e të gjithëve.
Shfaqja ‘La Rrém’, do të fillojë sonte (17.01.22) prej orës 20:00, në Teatrin Kombëtarë të Kosovës.