Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton të gjithë konsumatorët të cilët nuk janë të pajisur me ujëmatës, se duke filluar nga dita e sotme, 1 gusht e deri më 15 gusht, janë të obliguar që ta instalojnë (blejnë) ujëmatësit në pronat e tyre.
Këtë njoftim e ka bërë zëdhënësja e Kompanisë Rajonale “Prishtina”, Arjeta Mjeku përmes frekuencave të Radio KFOR-it:
“Ata të cilët nuk janë të pajisur me ujëmatës individual janë të obliguar që të vendosin apo të instalojnë dhe njëkohësisht t’i blejnë vet ujëmatësit, në shtëpi, banesa insitucione dhe biznete të vogla e të mëdha”.
Siç pohoi zëdhësja Mjeku, qëllimi instalimit të ujëmatësve individual, është reflektimi në reduktimin e humbjeve të ujit:
“Në të kundërtën, “KRU Prishtina” është e detyruar të bëjë shkyçjen nga ujësjellësi sipas Vendimit të dalë nga Autoriteti Rregullativ i Ujësjellsit, të datës 20.06.2019 mbi eliminimin e faturimit pa ujëmatës, respektivisht mosinstalimi i ujëmatësve apo refuzimi për bashkëpunim”, tha Mjeku.
Në fund, zonja Mjeku falënderoi të gjithë konsumatorët për bashkëpunim dhe për pagesat që i bëjnë për shërbimet e ofruara, duke thënë që çdo kërkesë e kompanisë përkatëse do të kthehet në investime afatgjate për secilin konsumator.