Në kuadër të projektit ‘Manifesta 14’, i cili bashkë financohet nga Bashkimi Evropian, të premten, me datën 28 tetor, nga ora 13:00, në kafenenë ‘Dit’ e Nat’’, në Prishtinë, do të mbahet debat me titull “Kulturë, lajmërohu!”.
Nga OJQ ‘Aktiv’, kanë njoftuar se, gjatë debatit do të flasin për aktivizmin kulturor, bashkëpunimin lokal dhe rajonal, artin e angazhuar, sfidat dhe perspektivat në fushën e kulturës. Gjithashtu bëhet e ditur se të ftuar në këtë debat, janë: drejtor teatri dhe themelues i fondacionit ‘Hartefakt’ , z. Andrej Nosov, aktori, shkrimtari dhe regjisori z. Enver Petrovci dhe aktori z. Aleksandar Dunđerin, të cilët do të flasin për projektet aktuale me të cilat janë duke punuar në teatër dhe në televizion.
Të interesuarit mund të bëhen pjesë e debatit dhe të flasin për kulturë!