Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK-së), në vendin tonë po vazhdojmë të kemi një situatë të menaxhueshme me pandeminë CoViD-19.
Përgjatë 24 orëve të fundit, nga të dhënat e publikuara nga IKShPK-ja, nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga CoViD-19, ndërsa nga 63 persona të testuar për këtë virus, vetëm një person ka rezultuar pozitiv.
Mirëpo edhe pse situata është nën kontroll në vendin tonë, institucionet shëndetësore të kryesuara nga Ministria e Shëndetësisë, po vazhdojnë tu bëjnë thirrje të gjithëve që të vazhdojnë me procesin e vaksinimit kundër CoViD-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.512 doza të vaksinës.