Organizuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Kosovafilmi në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës të Komunës së Prishtinës, më 23,24 dhe 25 gusht do të kujtohet jeta dhe vepra e njërit prej personaliteteve më të rëndësishme të Teatrit dhe Kinematografisë së Kosovës, prof Faruk Begollit.
Përgjatë 3 ditëve, do të shfaqen disa prej filmave të shumtë ku prof. Faruk Begolli ka qenë protagonist ose pjesëmarrës, si : “Era dhe Lisi”, “Kur Pranvera vonohet “ dhe filmi “Proka”, të cilët do të shfaqen në Cineplexx, në Prishtinë.
Kujtojmë që Faruk Begolli ka luajtur në më shumë se 60 filma, përmes të të cilëve emri i tij la gjurmë në Teatrin dhe Kinematografinë e Kosovës.
Prandaj, Qendra Kinematografike e Kosovës fton të gjithë kolegët, studentët dhe filmdashësit të bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje artistike, për të kujtuar krijimtarinë e pasur artistike të Prof,Faruk Begollit, në 12 vjetorin e vdekjes së tij.