Shefi i Menaxhmentit të Trajtimit të Eksplozivëve (ETM) të KFOR JENG, z. Ciprian Andrica, në një intervistë dhënë Radio KFOR-it, tregoi se cilat vende në Kosovë, janë ende të kontaminuara nga minat: “Rajonet më të kontaminuara, janë ato që ndodhen afër kufirit perëndimor të Kosovës me Shqipërinë dhe Malin e Zi, të ndjekura nga kufiri juglindor me Maqedoninë e Veriut. Në ato pjesë, kombinimet e minave dhe mbetjeve të tjera shpërthyese të luftës, janë ende të pranishme. Në veri të Kosovës, mjetet e pashpërthyera, siç janë nën-municionet, ende cenojnë sigurinë e njerëzve.”