Në vazhdën e fushatës së realizuar nga Radio KFOR-i ‘Bashkëpunimi medial’, të ftuar special sot (22.03.2021), ishin gazetarët dhe moderatorët e njohur, Resul Sinani dhe Adelina Hasani, nga Televizioni ATV.
Jo rastësisht zuri vend në studion tonë prezenca e tyre, ngase të dy këta gazetarë janë pjesë e botës mediale tash e shumë vite më parë, duke dëshmuar zotësinë e tyre në këtë profesion.
Nga biseda që nikoqiret, Merita Gjoni dhe Vjosa Spahiu, e zhvilluan me të ftuarit në studio, u kuptuan shumë të pathëna nga jeta personale dhe ajo profesionale e Z. Sinani dhe znj. Hasani, mirëpo ata e dhanë edhe nga një mesazh për të gjithë të rinjtë në Kosovë…
“Konsideroj që jemi në rrugë të mirë të falim njëri tjetrin, që në vendin tonë të mbizotëroj paqja afatgjate dhe gjithçka që ne duhet të bëjmë vazhdimisht, duhet të jetë në shërbim të paqes. Është e lehtë të prishet diçka, siç është shumë e vështirë të ndërtohet diçka. Ajo që mund të them është se të rinjtë sot janë tërësisht të zhveshur nga komplekset dhe gjithçka që ata duan, është një jetë paqësore”, tha z. Resuli.
Ndërsa, mesazhi i Adelinës ishte ky: “Dashuria, toleranca, paqja, mirëkuptimi por edhe ndihma, për të cilat të gjithë kemi nevojë në raste të caktuara, e me qenë pikërisht ne personat që ia zgjasim dorën të tjerëve, është magjia që ne e kemi si qenie njerëzore e po ashtu energjia pozitive të na rrethoj edhe atëherë kur tjetri mund të jetë në një nivel më të lart se ti. Jepni dashuri, buzëqeshje dhe energji pozitive.”
Për të kuptuar se kush do të jenë të ftuarit e radhës në kuadër të kësaj kampanje të Radio KFOR-it, mos ndërroni frekuencë, sepse ju presin edhe shumë befasi të tjera.