Me datën 24 mars (e enjte), kinemaja më e madhe në vend Cineplexx, po e organizon një ‘Mbrëmje Aksion’ (Action Night), me shfaqjen e një filmi fantastik të zhanrit aksion, që do të jepet pikërisht gjatë kësaj mbrëmjeje.
Bëhet fjalë për filmin ‘The Lost City’, me aktorët në role kryesore: Sandra Bullock, Channing Tatum dhe Brad Pitt.
‘Action night’ do të fillojë nga ora 18:00, ku përveç shfaqjes së filmit ‘The Lost City’, do të ketë edhe shumë aktivitete dhe shpërblime për të pranishmit, në të dy kinematë e Cineplexx, në Prishtinë dhe Prizren.
Biletat për këtë mbrëmje tashmë janë në shitje dhe mund të blihen në kinematë e Cineplexx, nga ora 14:30. Orarin e shfaqjes së filmave, mund ta gjeni edhe në faqen www.cineplexx-ks.eu.