Pas dy ditëve aksionesh futbollistike në UEFA Champions League, sonte do të luhen ndeshjet çerekfinale nga Europa League dhe Conference League.
Me fillim prej orës 21:00, në Europa League, Milani pret Romën në derbin Italian. Në Gjermani, farmaceutikët e Leverkusenit do të kërkojnë ta vazhdojnë formën e mirë nda West Ham United. Benfica në Portugali pret Marsejën ndërsa në “Anfield”, Liverpooli ballafqohet me Atalantan.
Në Conference League, do të kemi po ashtu ndeshje interesante. Nga ora 18:45 ballafaqohen Olympiacos – Fenerbahce dhe Vitoria Plzen – Fiorentina. Ndërsa nga ora 21:00 do të takohet Aston Villa me Lillen e Edon Zhegroves dhe Club Brugge – PAOK.