Bazuar në njoftimin e Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), nga fillimi i kësaj jave, nga dita e hënë, kanë nisur reduktimet me energji elektrike, pas urdhëresës nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), që të fillojë me kufizimet e energjisë elektrike.
Për të ditur rreth gjendjes momentale, Radio KFOR-i intervistoi zëdhënësin e KEDS-it, Viktor Buzhala i cili tha: “Për momentin ka kufizime të energjisë elektrike, kjo për shkak se mungon një sasi e energjisë për të mbuluar kërkesën. Fatmirësisht, janë disa shenja pozitive të cilat duken në horizont dhe mund të ketë përmirësime të situatës në ditët në vijim”.
Z.Buzhala, theksoi se gjendja momentale po monitorohet orë pas ore, por që edhe më tutje sipas tij mbetet mesazhi i njëjtë, të kursehet energjia elektrike aty ku ka mundësi!