Për katër ditë më radhë, nga 23 deri më 26 gusht, në Prishtinë dhe Mitrovicë, do të keni mundësi të shikoni disa nga filmat më interesant evropianë, në kuadër të edicionit të 4-të të Festivalit të Filmit Evropian në Kosovë, një ngjarje e mbështetur nga Bashkimi Evropian, kurse organizohet dhe mbikëqyret nga CineEuropa, konventa më e madhe e kinematografisë në Evropë.
Filmat e përzgjedhur nga Shtëpia e Evropës në Kosovë, adresojnë tema sociale, si ato të migrimit, dhunës në familje, papunësisë dhe të tjera.
Titujt ,datat dhe vendin e shfaqjes së filmave i sjellim në vijim:
Filmi “JETE E LEHTË (LA VITA FACILE)” nga Orso Miyakawa, Peter Miyakawa (2019) (93’)- Data e shfaqjes dhe vendi: 23 gusht 2022, në ora 19:00, në Shtëpia e Evropës në Prishtinë.
Filmi “Mendimet e mia janë të heshtura” nga Antonio Lukich (2019) (104’) – Data e shfaqjes dhe vendi: 24 gusht 2022, në ora 19:00, në Shtëpia e Evropës në Prishtinë.
Filmi “PUNA E SAJ (I DOULIA TIS) nga Nikos Labôt – Data e shfaqjes dhe vendi: 25 gusht 2022, në ora 19:00, në 7Arte Mitrovicë.
Filmi “EDHE MINJT I PËRKASIN PARAJSËS (MYSI PATRI DO NEBE) nga Jan Bubenicek, Denisa Grimmova (2021) (85’)– Data e shfaqjes dhe vendi: 26 gusht 2022, në ora 19:00, në Shtëpia e Evropës Mitrovicë.