Zhvillimi i teknologjisë po ndikon vazhdueshëm edhe në zhvillimin e profesioneve të reja, prandaj Radio KFOR-i ju sjellë disa nga profesionet më të kërkuara të vitit 2022.
Një prej fushave që është vazhdimisht në kërkim të kuadrove të reja mbetet mjekësia, ku kjo fushë aktualisht po përjeton një mungesë të konsiderueshme mjekësh të talentuar, dhe mund të themi se specialistët e rinj, të kërkuar në këtë fushë po gjejnë gjithnjë e më shumë punë, e cila sjellë përfitime të mëdha.
Një profesion tjetër që është mjaft i kërkuar është profesioni i tregtarëve, siç edhe quhen tashmë me gjuhën ndërkombëtare, marketerët. Ky profesion mbetet ndër më të vjetërit, mirëpo gjatë viteve dhe zhvillimit të tregut online nevojitet përgatitje e lartë, dhe adaptim në tregun e tanishëm.
Pastaj, është edhe teknologjia, që çdo ditë, po përmirëson nivelin e jetës, dhe natyrisht për zhvillimin e teknologjisë nevojiten specialistë të kualifikuar. Profesioni i IT-së mbetet profesioni me rritjen më të madhe, dhe sipas statistikave kërkesa për këtë profesion tejkalon dyfishin e ofertës.
Përveç profesioneve të lartpërmendura, përgjatë vitit 2022, kërkohen edhe ekologët, profesorët, inxhinierët, ndërtuesit dhe arkitektët, elektricistët etj.