Në mënyrë virtuale po zhvillohet gara e robotikës, në të cilën Kosova është duke korrur suksese, falë aftësive të ekipit të përbërë nga studentë të UBT-së.
Janë Elita Hajrizi, Albana Hajdini si dhe nxënësja Elta Bajrami, të cilat kanë arritur të shënojnë fitore në raunde të ndryshme duke lënë mbrapa ekipet e vendeve si: Rusia, Franca, Gjermania, Sllovenia, Spanja, Serbia, Finlanda, Greqia dhe SHBA.
“First Global Challenge”, është një garë në të cilën Kosova përfaqësohet tash e sa vite nga studentët të cilët përgatiten si profesionistë në laboratorët e mekatronikës, të Kolegjit UBT.