Në të gjithë botën dhe përgjatë historisë, gratë inovative kanë zhvilluar, testuar dhe përsosur krijimet e tyre. Gratë shpikëse qëndrojnë pas shumë prej produkteve dhe teknologjive që ne i përdorim çdo ditë, zgjuarsia e të cilave ndihmoi për të formësuar botën siç e njohim gjatë dy shekujve të fundit. Nga gomonet e shpëtimi e deri te karburantet e raketave, gratë kanë shpikur gjëra të mahnitshme. Në fakt, nëse përdorni GPS në celularin tuaj, ndizni fshesat e xhamave kur vozisni në shi, për gjuhën e parë kompjuterike ose kur hani një copë çokollate, mund të falënderoni çdo herë gruan, që i shpikën ato!
Për nder të grave të shquara, përparimet e të cilave kanë përparuar teknologjinë dhe lehtësinë e jetës sonë të përditshme, ne po ndajmë me ju edhe një kontribut të një gruaje në Kosovë. Është zonja Eurisa Rukovci, bashkëthemeluese e aplikacionit të parë në Kosovë “Shnet”, aplikacion ky i cili ofron informata rreth edukatës seksuale dhe shëndetit reproduktiv në gjuhën shqipe. Se çfarë tjetër ofron platforma ‘Shnet’?! – për Radio KFOR-in foli vet krijuesja znj. Eurisa Rukovci: “Kjo platformë tani e rifreskuar është dizajnuar të adresojë keqkuptimet, informacionet e gabueshme, stigmën dhe çështje të tjera që lidhen me kuptimin e të rinjve për edukatën seksuale. Do të jetë aset i rëndësishëm në jetën e të rinjve, për asistimin e tyre në kultivimin e vendimeve dhe sjelljeve të shëndetshme.”
Sipas “Qendrës për Kërkime të Biznesit të Grave në Botë”, falë arritjeve të grave, firmat e tyre janë ndër kompanitë me rritjen më të shpejtë të prodhimit si dhe rritjes së vendeve të punës.