‘Këshilli Rinor i Ballkanit’ po e organizon konferencën ‘Greening Western Balkan’, në të cilën do të diskutohet për fushën e mjedisit dhe energjisë së rinovueshme, në kuadër të projektit ‘Today’s’. Kjo konferencë, do të mbledh të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, për të diskutuar për mjedisin. Tema e konferencës është ‘Ta bësh Ballkanin Perëndimor Jeshil’, e cila do të mbahet online nëpërmjet aplikacionit ‘Zoom’, me 16 mars të këtij viti, nga ora 10:00.
Për të mësuar më shumë rreth kësaj konference, Radio KFOR-i ka zhvilluar një intervistë me drejtorin e ‘Këshillit Rinor të Ballkanit’, Arlin Jaupi: “Formati do të ketë 4-6 personazhe kyçe, ku mekanizmat që ata drejtojnë janë kontribuues të qëndrueshëm në zhvillimin e sektorit të mjedisit dhe energjisë rinovuese, do të mbajnë referimet e tyre për zhvillimin e sektorit dhe të ardhmen e saj. Gjithashtu formati do të lejojë dhe minutazh bashkëbisedimi midis të ftuarve dhe pjesëmarrësve, e cila shërben si një metodë për të dhënë ide inovatore për të ardhmen e mjedisit dhe energjisë së rinovushme në rajon. Nëpërmjet këtyre programeve ne i japim shtysë dhe mundësi të rinjve, që të jenë pjesë e mekanizmave të cilat janë të angazhuara në zhvillimin e energjisë së rinovueshme dhe mjedisit në vendet e Ballkanit Perëndimor.”
Të gjithë të interesuarit mund të bëhen pjesë e kësaj konference duke u regjistruar në linkun e mëposhtëm: http://bit.ly/2NVxEJR