Raportet shoqërore në mes të të rinjve të komuniteteve të ndryshme në Kosovë kontribuojnë në krijimin e një shoqërie shumë etnike, e cila mund të tejkalojë edhe barrierat më të mëdha. Shembull i një shoqërie të tillë janë, Aida Hoti, nga komuniteti shqiptar dhe Jovana Dzepic, nga komuniteti serb, të cilat ka disa vite që punojnë bashkë në një barnatore në Graçanicë, ku ofrojnë shërbime për qytetarë të të gjitha komuniteteve në Kosovë, pa dallim.
Për Aida Hotin, shoqëria nuk njeh dallimet, e rëndësishme është që ajo të jetë e vërtetë: “Për mendimin tim, shoqëria mund të jetë e vërtetë dhe e sinqertë, ose nuk është shoqëri. Nuk është me rëndësi cilës etni i përket, përderisa është shoqëri e vërtetë. Shumë herë ndodh që shoqërinë e gjejmë aty ku më së paku shpresojmë”.
Ndërsa, Jovana Dzepic, shpreson se shoqëria e tyre të inkurajojë brezat e rinj: “Fakti që i përkasim nacionaliteteve të ndryshme, kurrë s’ka qenë problem për shoqërinë tonë. Diversiteti është përparësi, jo mangësi. Ajo është shoqe e vërtetë dhe kjo ka rëndësi. Do të doja që shoqëria jonë të jetë shembull për të tjerët dhe t’i inkurajojë ata që të bëjnë shoqëri të reja”.
Ndërsa këshilla e Radio KFOR-it, është që të gjithë ne të marrim si shembull Aidën e Jovanën dhe të krijojmë një shoqëri të shëndoshë, shumetnike dhe në këtë mënyrë të kontribuojmë në diversitetin shoqëror në Kosovë, për të jetuar në harmoni me të gjithë, sikurse në të gjitha vendet demokratike në botë.