Në datën e sotme, 22 Qershor, të vitit 2009 ,këngëtari Chris Brown, pranoi se e kishte sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij, këngëtaren Rihanna, një natë para ceremonisë së ndarjes së çmimeve ‘Grammy Awards’. Ai u dënua me rreth 1.400 orë shërbim në komunitet, ku jetonte dhe nuk kishte të drejtë t’i afrohej këngëtares më afër se 50 metra.
Në këtë datë, të vitit 1985, këngëtari Bryan Adams, hyri në top listën e këngëve më të mira me këngën e tij ‘Heaven’.
Në po këtë datë, të vitit 2008, grupi ‘Coldplay’, arriti në pozitën e parë të këngëve më të mira në Angli me këngën ‘Viva La Vida’. Me këtë këngë bendi fituan çmimin ‘Grammy’, për ‘Këngën më të Mirë të Vitit 2009’.