Këto dy pozita të mjeteve motorike, mbështesin Elementin Kombëtar të Transportit Austriak, në Kampin Novo Selo, si auto-mekanik.
Kualifikimet e nevojshme:
– Minimumi tre (3) vite përvojë në pune si mekanik i automjeteve.
– Shkolla e mesme, me formim profesional në fushën e mekanikut të automjeteve.
– Të lexojë rrjedhshëm dhe të flasë gjuhën gjermane ose të paktën gjuhën angleze
Personi që pretendon të mbajë këtë vend pune, duhet të jetë shumë i motivuar dhe të ketë etikë të fortë pune.
– Mbajtësi i postit duhet të jetë banor i ligjshëm i Kosovës dhe do të punojë për Kompaninë Austriake të KFOR-it, AUT Transport, në Kampin Novo Selo.
– Paga bruto është 516 € dhe taksat duhet të paguaj vetë.
– Sigurimi në rast aksidenti do të paguhet ekstra.
– Fillimi i punës: 01.10.2022
– Koha e kontratës: 3 vite
– Një ditë pune planifikohet si provë
Aplikimet duhet të kthehen me e-mail, në adresën kfor.austria.jobs@bmlv.gv.at deri më 29 korrik, 2022. Formularët e aplikimit gjithashtu mund të dorëzohen edhe në mënyrë fizike, në kutinë postare të KFOR-it, në hyrje të Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it, në objektin Izmir, jashtë Portës kryesore të Kampit Kosova Filmi. Aplikacionet e marra pas datës 29 korrik, nuk do të pranohen. Vetëm kandidatët që janë përzgjedhur në listën e ngushtë për intervistë, do të kontaktohen.