Mysafir i radhës në Radio KFOR sot (24.06.22), ishte inspektori i brendshëm në KFOR, z. Arafat Berisha, i ftuara në kuadër të kampanjës së 23 vjetorit të misionit paqeruajtës të KFOR-it, në Kosovë.
Profesionalizmi dhe përkushtimi, janë sinonim i punës 23 vjeçare, të z. Berisha, i cili ndau me dëgjuesit detaje rreth punës që bën në këtë institucion dhe momentet e bukura gjatë këtij udhëtimi të gjatë: “Punën në KFOR e kam filluar me 20 qershor, të vitit 1999 dhe si zakonisht mund të them që fillimi ka qenë sfidues, sidomos dita e parë e punës, që ishte pak më e vështirë, mirëpo për fat, në pak kohë u mësuam. Është një ndjenjë e mirë ti shërbejmë KFOR-it, duke marrë parasysh ndihmën e këtij institucioni për Kosovën, është me të vërtetë edhe një kënaqësi e madhe të takosh njerëz të nacionaliteteve dhe kulturave të ndryshme.”
- Berisha, gjithashtu tregoi se për të arritur deri këtu ku është sot, i është dashur shumë punë dhe përkushtim dhe ai ndau një mesazh për të gjithë të rinjtë: “Një mesazh për të rinjtë që po na dëgjojnë, le të tentojnë të jenë më këmbëngulës në dëshirat e tyre dhe mos të largohen nga ky vend, sepse ka punë për të gjithë në Kosovë.”
Misioni paqeruajtës i KFOR-it, bëhet më i lehtë me ndihmën dhe punën profesionale të stafit civil.