Qyteti i Ferizajt ka organizuar sonte (10.06.19) një koncert me tinguj të muzikës klasike dhe me surpriza të shumta.
‘Qendra e Kulturës’ se këtij qyteti në bashkëpunim me teatrin e qytetit ‘ Adriana Abdullahu’, do të sjellin koncertin solistik ku do të paraqiten artistë të shumë të muzikës klasike. Koncerti do të filloj sonte nga ora 18:00 në këtë teatër, ku fillimisht do të prezantohen pianistja, Nita Grubi, pastaj Arta Prekadini dhe Dorë Ramadani në violinë si dhe baritoni Dzemijl Redzepi.
E veçanta e këtij aktiviteti sonte, do të jetë e ftuara speciale nga Italia, pianistja Sugiko Chinen.