Në studion e Radio KFOR-it, sot (10 qershor), në emisionin e pasdites “Macchiato Lounge”, te moderatorja Pranvera Behrami, të ftuar ishin tre rokerët e mirënjohur të skenës kosovare, kitaristi dhe vokalisti i grupit muzikor “Land of confusion”, Elod Bajrami, zyrtari për media për koncertin “MUWW”, Fatos Dobroshi si dhe nikoqiri i festivalit botëror “MUWW”, Artan Balaj.
Gjatë bisedës në studio u bisedua rreth koncertit të njohur botërisht , ‘Metal United World Wide – MUWE’, i cili do të mbahet për herë të dytë, më 15 qershor, në Amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë, në Prishtinë, duke filluar nga ora 17:00.
Duke bërë krahasimin me vitin e kaluar, Fatos Dobroshi, tha se: “Sivjet koncerti ka karakter bamirës, meqenëse 30% e të hyrave do tu jepen fëmijëve me leukemi. Ediconi i dytë do të jetë me risi të tjera, do të ketë interesim më të madh, me performues fantastik, në mesin e tyre Eugent Bushpepa nga Tirana, Sunchair nga Dusseldorf, Jericho nga Prishtina, Harmed nga Budapest si dhe bendet 4×4, Land of Confusion, Frisson, Krieg, Sotap dhe Shlem, etj.”, njoftoi Fatosi. Ndërsa, vokalisti i grupit muzikor “Land of confusion”, Elod Bajrami, tha se ndjehet krenar që do të performoj pesë këngën të grupit, në koncertin që gjatë vitit të kaluar është shpallur si koncerti i organizuar më së miri në botë.”
Nga ana tjetër, nikoqir i koncertit “MUWW”, Artan Balaj, u bëri ftesë të gjithë dëgjuesve të radio KFOR-it që të marrin pjesë në këtë koncert, e sa i përket çështjes së sigurisë, ai porositi që me vete të mos marrin çanta të mëdha, përveç gjërave të domosdoshme për ta.”
“Metal United World Wide’ ka filluar të organizohet që nga viti 2014 në Australi, kurse nga viti 2018, në kuadër të MUWW, mbahen koncerte të llojit të njëjtë, në të gjithë botën, në të njëjtën datë, të identifikuara me të njëjtin flamur. Ky koncert realizohet në 70 shtete të botës, ku përfshihen mbi 300 bende të ndryshme të zhanreve rock dhe heavy metal.