Sot (16 maj), në Galerinë Qahili do të hapet ekspozita “Unusual Message”, e cila shpalos krijime të 72 artistëve e njëkohësisht profesorëve të 12 Universiteteve të ndryshme të botës, si nga Kosova, Amerika, Bosnja e Hercegovina, Qipro, Franca, Meksika, Polonia, Rumania, Turqia, etj.
Artistët në fjalë elemente të jetës së përditshme i kanë kthyer në punë artistike, me punimet që përmbajnë njërën nga elementet, si hutin, librin, gjethet e ullirit, kafkën e deles, shenjën @, korbi, kanaqe, kapësja e letrave dhe shumë gjëra të tjera.
Ekspozita “Unusual Message” mbështet nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës dhe Komuna e Prishtinës.