Java e librit për fëmijë, shënohet çdo vit nga data 4 e deri me 10 nëntor, për të festuar për rëndësinë dhe përfitimet që sjellin librat në zhvillimin e fëmijëve që nga fëmijëria.
Java e librit për fëmijë festohet për më shumë se 100 vjet! Ajo filloi të shënohet nga viti 1919 dhe që atëherë, është rritur në një festë fantastike të letërsisë për fëmijë. Çdo vit, shkollat, bibliotekat dhe komunitetet bashkohen për të inkurajuar fëmijët që të lexojnë dhe eksplorojnë histori të reja.
Leximi luan një rol vendimtar në zhvillimin e fëmijëve dhe shkencërisht është e vërtetuar se përmirëson aftësitë e tyre gjuhësore, zgjeron fjalorin dhe rritë aftësitë e tyre komunikuese.
Duke i inkurajuar fëmijët të lexojnë, ne i ndihmojmë ata të krijojnë një dashuri të përjetshme për librat dhe mësimin. Prandaj, mundohuni që të përfshini leximin që nga fëmijëria për t’i dhuruar atyre një botë plot aventura dhe për të njohur botën magjike të leximit.







