Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje publike për dorëzimin e projektpropozimeve të aktiviteteve kulturore për organizimin e festave të fundvitit.
Në kuadër të organizimit “Prite n’shesh 2020”, nga 1 deri më 31 dhjetor do të ketë aktivitete të ndryshme, si performancë muzikore, shfaqje aktrimi, performancë akrobatike, natë poetike si dhe pantomime.
Organizatorët kanë njoftuar se të gjithë të interesuarit mund t’i dorëzojnë projektet e tyre deri më datën 31 tetor 2019.
“Prite n’shesh” është ngjarje kulturore, e cila tashmë pesë vite organizohet nga Komuna e Prishtinës, duke shënuar festat e fundvitit me atmosferë festive.
Pjesë e “Prite n’shesh” është edhe Tregu i Fundvitit, që e kthen sheshin e Prishtinës në një vendtakim të këndshëm për shumë qytetarë e vizitorë.