“Zhvillimi i plotë i inteligjencës artificiale mund të parashikojë fundin e racës njerëzore…do të zhdukej vetë dhe do të ri-dizajnonte veten me një ritëm gjithnjë më të shpejtë. Njerëzit, të cilët janë të kufizuar nga evolucioni i ngadaltë biologjik nuk do të mund të garonin dhe do të shfaroseshin”-ka thënë shkencëtari Stephen Hawking, kur është pyetur për rreziqet e inteligjencës artificiale.
Për të ditur më shumë rreth inteligjencës artificiale, Radio KFOR-i ka kontaktuar krijuesin e dorës robotike, Endrit Toplica:
“E gjitha varet se çfarë pune mundet me e zëvendësuar inteligjenca artificiale, të gjitha punët nuk e besoj, për shkak se në fund të fundit njerëzit kanë logjikën e jo arsyen. Sipas meje, inteligjencës artificiale ia kisha lënë disa punë rutinore që janë të lodhshme për njerëzit, ndërsa për punë të tjera, shembull për mjekësi nuk do kisha pranuar punë të inteligjencës artificiale për arsye se robotët do të zgjidhnin gjithmonë metodën e sigurt, ndërsa njerëzit do të vepronin me logjikë.”
Nocioni ‘’inteligjencë artificiale’’ është shpikur në vitin 1956. Në atë kohë ka qenë e dobishme vetëm për zgjidhjen e problemeve të thjeshta, kurse në ditët e sotme kërkimet në fushën e inteligjencës artificiale janë më kualitative e kuantitative.