Premiera e komedisë “Vrapo pas gruas tënde” do të shfaqet nesër (29 mars), në teatrin e Gjilanit, me fillim prej orës 20:00.
Komedia “Vrapo pas gruas tënde”, nga Ray Cooney dhe me regji të Ekrem Sopit flet për jetën e një taksisti i cili në mënyrë sekrete menaxhon dy martesat e tij.
Londinezi John Smith është i martuar me dy gra dhe arrin që të jetojë për një kohë të gjatë pa e kuptuar ato për njëra tjetrën. Në një rast, bigamisti Smith tenton të ndihmojë një viktimë të plaçkitjes dhe përfundon në spital ku aty fillon që të del e vërteta në pah.
“Vrapo pas gruas tënde” është një komedi e shquar me shumë situata të komplikuara dhe qesharake.
Luajnë: Njomëza Kalaveshi, Gani Rrahmani, Tringa A. Hasani, Alban Shahiqi, Ernest Zymberi, Gëzim Bucolli dhe Naser Zymberi.