Organizuar nga Dam Festivali, Iniciativa Kosovare për Stabilitet dhe Fondacioni Shtatëmbëdhjetë, sot (28.03.19) do të mbahet debat publik “Okarina: Tingulli i lashtë në kontekstin modern”, me Shaqir Hotin, në kuadër të projektit “Promovimi dhe ndërgjegjësimi mbi Trashëgiminë Kulturore Jo-materiale në Kosovë“.
Vlen theksuar se Shaqir Hoti është muzicient, i cili tërë jetën ia dedikoi punimit dhe studimit të instrumenteve burimore, e në veçanti okarinës. Krijoi ansamble të njohura popullore e folklorike dhe ishte pjesë e orkestrës së Radio Prishtinës për shumë vite. Tani, edhe pse i pensionuar, ai vazhdon të hulumtojë instrumentet tradicionale dhe të kompozojë për to.
Ky projekt është pjesë e grantit të financiar nga “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, i implementuar nga UNDP-ja dhe financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Stabilitet dhe Paqe.