Për të gjithë ata që dëshirojnë të kenë diqka nga Ambasada Amerikane, një lajm të mirë kemi nga Shtëpia e Ankandeve të Kosovës, ku nga data 21.12.2019 kjo kompani do të hapë Ankandin Ekskluziv me artikuj nga Ambasada Amerikane.
Sipas organizatorëve të këtij ankandi të interesuarit do të kenë mundësi ti shohin nga afër këta artikujt çdo ditë nga ora 09:00 deri në orën 17:00 duke filluar nga dita e nesërme (21.12.19).
Ky aktivitet është paraparë të mbahet në ndërtesën e Shtëpisë së Ankandeve të Kosovës e njohur ndryshe si ndërtesa Illyria, në magjistralen Prishtinë-Gracanicë. Për informacione shtesë mund të kontaktoni direkt kompaninë që organizon ankandin në fjalë, në numrin 045/600-050 ose përmes e-mail info@ankandet.com