Festivali ndërkombëtar i animacionit ‘Anibar’, për nder të festave të fundvitit ka organizuar një program të veçantë për më të vegjëlit e qytetit të Pejës. Duke filluar nga 14 Dhjetori i këtij viti në kinemanë ‘Jusuf Gërvalla’ do të shfaqen filma të zgjedhur për fëmijë që janë paraqitur në edicionin e fundit të festivalit të animacionit ‘Anibar’.
Në një bisedë për Radio KFOR-in, koordinatorja e projekteve dhe eventeve në ‘Anibar’, Arlinda Kastrati, tregoi për programin që do të ofrojnë për fëmijët:
“Të premtën prej orës 16:30 në Kinema ‘Jusuf Gervalla’ do të shfaqen disa filma të metrazhit të shkurtë të animuar. Ne kemi kuruar një program me filmat tanë të preferuar të edicionit të fundit të Festivalit Nderkombëtar të Filmit te animuar ‘Anibar’. Programi do te zgjatë rreth 40 minuta, për me shumë informata rreth programit të Kinemasë i lusim të gjithë ta percjellin faqen e Kinemasë Jusuf Gërvalla në Facebook”, u shpreh Kastrati.
Programi për fëmijë do të vazhdojë edhe me 21 Dhjetor të këtij viti duke filluara po ashtu nga ora 16:30.