Një lule gjidange e punuar me origami, ka hyrë zyrtarisht në librin e Guinness-it nga Arbnora Fejza-Idrizi nga Kosova. Ajo ka thyer këtë rekord duke punuar këtë lule më një ekip ndihmës në madhësi prej 13 metra.
Në një intervistë për Radio KFOR-in, Arbnora na tregoi për këtë eksperiencë unike por edhe sfiduese:
“Unë qe 10 vite mirrem me artin e origamisë dhe duke e sfiduar veten me shumë punime të ndryshme, provova edhe rekordin botëror dhe procedurat kanë qenë të gjata dhe vërtetë ka qenë e vështirë të realizohet punimi, për shkak të madhësisë dhe teknikave të origamit të cilat kërkojnë përpikmëri dhe përkushtim. Mirëpo, falë stafit kemi arritur ta përfundojmë me sukses”.
Ajo po ashtu tha se inpirimi i saj vjen nga puna e saj me fëmijët dhe ajo kishte një mesazh për të gjithë të rinjtë, që asnjëherë të mos dorëzohen dhe të ndjekin ëndërrat e tyre.