Tashmë është përmbyllur Loja Shpërblyese e organizuar nga Radio KFOR-i, për fotografinë më të bukur, të shkrepur në Kosovë, përmes së cilës më së miri pasqyrohet toleranca.
Në mesin e fotografive të shumta që Juria profesionale e Radio KFOR-it ka përzgjedhur, në mesin e të cilëve ka qenë edhe një fotograf profesionist, janë përzgjedhur 10 fotografitë më të përshtatshme për këtë lojë.
Këto fotografi, tashmë janë publikuar në Instagramin e Radio KFOR-it dhe të gjithë jeni të lirë të votoni për fotografinë që juve më së shumti ju pelqen dhe që sipas jush meriton të marrë epitetin e fotografisë më të bukur, përmes së cilës më së miri pasqyrohet toleranca.
Fotografia me më së shumti pëlqime do të bëhet fituese e një telefoni të mençur, vendi i dytë i një tableti dhe vendi i tretë i një ore të mençur.
Ju njoftojmë që votimi zgjatë deri më 10 janar të vitit 2019, prandaj mos i kurseni votat tuaja, duke bërë sa më shumë pëlqime në Instagram, për fotografinë më të mirë.
Ju urojmë fat!