Fëmijë të nacionalitetit shqiptar e serb, janë argëtuar së bashku në kampin e KFOR- it ‘Film City’ në Prishtinë. E gjitha kjo falë organizmit të “Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve” nga KFOR-i, ngjarje kjo e cila ka gëzuar shumë pjesëmarrësit e vegjël të cilët e nisën ditën e tyre si ‘gazetarë’, në Radio KFOR, aty ku nën shoqërimin e muzikës së DJ LilMiss, fëmijët u bënë pjesë e programit “Mëngjesi Me Ty” për të kënduar, vallëzuar e shprehur njohuritë e tyre për “1 Qershorin”. Kureshtarë si çdo herë, fëmijët u argëtuan duke parashtruar dhjetëra pyetje për DJ LilMiss, e cila nuk hezitoi që të performonte për më të vegjlit, këngët që ata i pëlqejnë. Ndryshe nga agjenda e saj e ngjeshur me performanca kudo në Kosovë, DJ LilMiss tha se ndjehej e lumtur që sot ndodhej në mesin e më të vegjëlve.
“Sot po bëjmë lëshime sa i përket muzikës, jam e lumtur që ndodhem në studio të Radio K4 ku sollëm një performancë jo veç për të pranishmit, por edhe dëgjuesit”, tha DJ LilMiss e cila na tregoi se mundemi me shiju performancat e saja, pothuajse çdo natë gjithandej Kosovës.
Ndërkohë, të lumtur që 1 Qershorin po e shijojnë në një ambient krejt ndryshe se zakonisht, ishin fëmijët të cilët përmes frekuencave të K4-it, përcollën shumë urime për “Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve”.
“Unë jam Mateo Kaçi, urime ‘1 Qershori’, të gjithë fëmijëve të botës.”
“Unë jam Rubin Hamiti, i uroj secilit fëmijë, shëndet e dashuri!”
“Unë jam Dior Breznica dhe kam dëshirë që të gjithë fëmijët në botë të jenë të lumtur në këtë festë.”
“Unë jam Gjon Çibukçiu, ‘1 Qershori’ shënohet për të promovuar të drejtat e fëmijëve dhe jemi me fat, ne fëmijët e Kosovës, sepse jetojmë në një vend ku respektohen të drejtat e fëmijëve.”
“Unë jam Tiara Shala dhe për ‘Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve’ dua që të gjithë fëmijët të kenë buzëqeshje në fytyrat e tyre dhe të gjithë fëmijët e botës të jetojnë të lumtur.”
“Unë jam Bora Bajrami, i uroj shumë buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve, jo vetëm sot, por në çdo moment të jetës së tyre!”
“Unë jam Aten Bajrami, urime festa të gjithë fëmijëve!”
“Unë jam Helena Velickovic. Sot po i përshëndes të gjithë miqtë dhe mësuesin. Kalova bukur sot këtu. Urime të gjithë fëmijëve festa e tyre!”
“Unë jam Lea Nikshiq dhe ndihem shumë mirë sot këtu në KFOR. Uroj që secili fëmijë të ndihet kështu i lumtur, sikurse ne sot. Urime ‘Dita e Fëmijëve’!”
“Unë jam Eni Jakupaj, urime Dita e Fëmijëve të gjithë fëmijëve kudo në botë!”
“Unë jam Majda Shala dhe të gjithë fëmijëve ua uroj ‘1 Qershorin’!”
“Unë jam Buna Gola, urime festa e fëmijëve!”
“Unë jam Bora Bajrami, i uroj shumë buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve, jo vetëm sot, por në çdo moment të jetës së tyre!”
“Unë jam Poema Breznica, urime ‘1 Qershori’!
“Unë jam Nikki Nikshiq, urime 1 Qershori të gjithë fëmijëve!”
“Unë jam Jon Bajrami, uroj që të gjithë fëmijët të kenë të drejtat e tyre dhe të jenë të lumtur përherë!”
“Unë jam Atik Hamiti, jam shumë i lumtur që jam këtu sot në KFOR. I uroj secilit fëmijë ‘1 Qershorin’!
“Unë jam Leo Nikshiq, jam shumë i lumtur që ditën e fëmijëve po e kaloj me shumë fëmijë. Urime!”
“Unë jam Yll Bajrami, urime!”
Pas dëfrimit në Radio K4, fëmijët patën rastin që të njoftoheshin nga afër me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ferenc KAJÁRI, me të cilin memorizuan takimin me fotografi, për të vazhduar më pas për të parë nga afër helikopterët, aty ku të vegjlit kureshtarë bënë shumë pyetje dhe mësuan shumë për KFOR-in, njohuri që nuk do ti harrojnë kurrë, falë fotografive të shumta që u shkrepën në pistën e helikopterëve.
Me dhurata plotë në duar e plotë buzëqeshje, fëmijët shqiptarë e serbë, përfunduan aktivitetet e shumta që organizoi KFOR-i në “Ditën Ndërkombëtarë të Fëmijëve”, ditë kjo e cila është vendosur të kremtohet më 1 qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në vitin 1925. Në këtë ditë, fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë, që të ndihen të lumtur dhe të festojnë njësojë me të gjithë bashkëmoshatarët e tyre.