“Kaleidoskopi i Komuniteteve Multikulturore” quhet kështu tryeza e rrumbullakët, e organizuar dje (31.05.22), nga ‘OJQ Aktiv’, në kuadër të Manifestit të 14-të, të Projektit të Ballkanit Perëndimor. Profesionistët e artit nga pjesë të ndryshme të Kosovës, diskutuan dialogun ndërkulturor, kuptimin e nevojave të komunitetit jo-shumicë dhe zgjerimin e mundësive për bashkëpunim kulturor.
“Ky është debati i parë i nivelit të ekspertëve, që përfshin jo vetëm ekspertë nga komuniteti serb, por nga të gjitha komunitetet e tjera në Kosovë, duke paraqitur pikat kyçe, në lidhje me pjesëmarrjen e komunitetit në nivelin qendror dhe qasjen në informacione relevante për ndërveprimin e kulturës dhe shkëmbimit kulturor. Ky është vetëm i pari në një seri aktivitetesh. Debati i radhës do të jetë në Mitrovicë, me organizimin e koncerteve në Mitrovicë dhe Prishtinë”, tha drejtori ekzekutiv i ‘OJQ-së Aktiv’, z. Miodrag Milicevic.
Diskutimi u fokusua në komunitetin e nën përfaqësuar në nivel qendror dhe u organizua si pjesë e Bienales së sivjetme, e organizuar nga Manifesti dhe e mbështetur nga qyteti i Prishtinës. Bienalja e sivjetme do të organizohet nga 22 korriku, deri në fund të muajit tetor, me një sërë ngjarjesh kulturore në Prishtinë dhe me mbështetjen e organizatave partnere.
Ky aktivitet zbatohet në kuadër të projektit ‘Manifesto 14 Ballkani Perëndimor’ dhe i bashkë financuar nga Bashkimi Evropian.