Që nga viti 2016, data 1 qershor shënon edhe ‘Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Abuzimin Narcisist’. Abuzimi narcissist, është dhunë emocionale, ku abuzuesi-ja, kujdeset vetëm për veten e tij/saj, duke përdorur fjalë dhe veprime për të manipuluar partnerin. Përderisa abuzimi fizik lë shenja, abuzimi emocional është i padukshëm dhe i vështirë për t’u dëshmuar dhe ka një ndikim negativ dhe afatgjatë. Shpesh kjo sëmundje kalon pa u vënë re, pasi nuk ka ligje që i ndalojnë lojërat me emocionet e të tjerëve apo me mendjen e dikujt.
Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të edukojë njerëzit se çfarë është abuzimi narcisist, shenjat e tyre paralajmëruese, lojërat e rrezikshme me emocionet e dikujt dhe si të shmangni njerëzit me këtë sëmundje patologjike.