– Më 16 qershor, të vitit 1990, pop rock dueti Roxette, qëndruan për 2 javë në pozitën e parë në krye të top listave Amerikane, me këngën ‘It Must Have Been Love’. Kjo këngë ishte edhe kolonë zanore e filmit ‘Pretty Woman’.
– Në datën e sotme, të vitit 1972, këngëtari David Bowie, publikoi albumin e tij të pestë me radhë të incizuar në studio ‘The Rise And Fall Of Ziggy Stardust And The Spiders From Mars’. Ky album konsiderohet një nga albumet më të mira të të gjitha kohërave.
– Në po këtë datë, të vitit 2018, çifti The Carters, i përbërë nga Jay-Z dhe Beyoncé, lansuan singlin ‘Ape Shi*’ që ishte pjesë e albumit të tyre ‘Everything is Love’. Video spoti i kësaj kënge, ishte gjiruar në muzeun e Luvrit, në Paris.