Përveç ruajtjes së paqes dhe sigurisë në Kosovë, KFOR-i po vazhdojnë të ofrojnë donacione dhe trajnime të ndryshme për të gjithë popullin e Kosovës, pa dallim. Donacioni i fundit nga KFOR-i, u realizua me datën 10 janar, ku anëtarët e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (SHKSHMK) u trajnuan nga pjesëtarët e KFOR-it amerikan me helikopterë, në Kampin ‘Bondsteel’. KFOR-i dhuroi pajisje të ndryshme kërkim-shpëtimi.
Shoqata e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor në Kosovë është shumetnike dhe u krijua në vitin 2022, ndërsa përbëhet nga 150 anëtarë vullnetarë nga e gjithë Kosova.
Lidhur me aktivitetin dhe mundësinë e ofruar nga KFOR-i Amerikan, nënkryetari i SHKSHMK-së, z. Milaim Kelmendi u shpreh mjaft i lumtur: “Sot jemi këtu me ftesë të KFOR-it Amerikan, që ne t‘i bëjmë trajnimet edhe me helikopter, që deri më tani nuk kemi pasur mundësi ta bëjmë një gjë të tillë. KFOR-i Amerikan na kanë sjellë shumë pajisje, të cilat nuk i kemi pasur deri më tani, si: litarë, helmeta dhe pajisje bazë, që ne i përdorim çdo herë kur jemi në teren.”
Zëvendës komandantja e Komandës Rajonale – Lindje të KFOR-it, kolonele Holton, me këtë rast për Radio KFOR-in theksoi: “Këtu kishim ekipin vullnetar të kërkim-shpëtimit. Ata bënë një kurs të mahnitshëm me njerëzit tanë të aviacionit. Kaluam shumë mirë dhe ne pëlqejmë ta bëjmë këtë, sepse padyshim që kemi aftësi shumë të mira dhe na pëlqen ti ndajmë këto aftësi me partnerët tanë.”
KFOR-i mbetet i përkushtuar për të ofruar siguri dhe për të mbështetur popullatën e Kosovës për një të ardhme sa më të mirë!