Për të kontribuar në masat e parandalimit dhe mbrojtjes nga përhapja e virusit COVID-19, Komandanti i Komandës Rajonale të Lindjes-KFOR, Koloneli, Eric Riley, i shoqëruar nga personeli i tij mjekësor, dje (7 prill), dhuruan 4000 doreza josterile, 200 doreza sterile, 20 kuti me maska-N95, 350 maska për pacientë, 100 mantele për pacientë, 54 dezinfektues duarsh si dhe furnizime të tjera, të cilat iu dhuruan kryetarit të veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq dhe kryetarit të jugut, Agim Bahtiri.
Zyrtarja për kontrollin e infeksionit në Komandën Rajonale të Lindjes –KFOR, majorja, Denise Simon, tha që dhurimi i pajisjeve mbrojtëse personale është i rëndësishëm për punonjësit mjekësorë që t’i përgjigjen në mënyrë efektive rasteve të COVID-19.
KFOR-i ka zbatuar masa për kujdes bazuar në rekomandimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në mënyrë që të zvogëlojë rreziqet që lidhen me COVID-19 për personelin e saj dhe për komunitetet e Kosovës.
“Komanda Rajonale Lindje e KFOR-it qëndron me partnerët tanë të NATO-s dhe të gjithë ata që preken nga kriza. Ne po marrim masa paraprake për të parandaluar përhapjen e COVID-19 duke vazhduar misionin tonë për të siguruar një mjedis të sigurt për popullin e Kosovës, në përputhje me mandatin e KFOR-it, siç përcaktohet me Rezolutën 1244”, tha kolonel, Eric Riley.