‘Rotary International’ është organizatë bamirëse, një ndër më të vjetrat në botë që numëron rreth 34 mijë klube, me 1.3 milion antëtarë “rotarianë”, të cilët kontribuojnë në këtë organizatë. Një ‘Rotary Club’ tashmë është hapur edhe në Prizren, ku anëtarët vullnetmirë kanë ndihmuar qytetarët në nevojë, në këtë kohë të pandemisë COVID-19. Me ktëtë rast Radio KFOR-i ka kontaktuar njërën ndër anëtarët e ‘Rotary Club Macadam Prizren’, Valtida Shukriu, e cila shpalosi edhe aktivitetin e parë që klubi tashmë ka mbajtur: “Klubi ‘Rotary Club Macadam Prizren’, është klubi më i ri i rotarianëve në botë, që është zyrtarizuar më 9 mars, të këtij viti. Në fillim të aktivitetit të klubit kemi filluar me një veprim human për familjet skamnore të qytetit të Prizrenit. Përmes fondeve të mbledhura nga vetë anëtarët e klubit në shumë prej 650€, ne kemi ndihmuar 13 familje në nevojë, të cilëve u janë dhuruar shuma nga 50€ , që është një shumë simbolike në këtë kohë të pandemisë së COVID-19.”
‘Rotary Club Macadam Prizren’ duke bashkëndjerë me ata që kanë nevojë për ndihmë dhe duke ju uruar të prekurve shërim sa më të shpejtë nga pandemia, ka bërë thirrje që të qëndrojmë në shtëpi, të shpëtojmë jetën tonë dhe të tjerëve.