Sonte (07.03.23) rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja kthyese në mes Chelsea dhe Borussia Dortmund. Rikujtojmë që ndeshja e parë u përmbyll me fitore minimale të gjermanëve ndërsa po sonte, londinezët pritet që të luftojnë për të rikthyer rezultatin dhe për të vazhduar garën.
Sonte zhvillohet edhe ndeshja tjetër në mes të Benficës dhe Club Brugge. Portugezët janë afër kualifikimit pasi e fituan lojën e parë 0-2 dhe tash luajnë para shikuesve të vet.
Aksioni në fushën e blertë rikthehet edhe në futbollin kosovar. Nesër (08.03.23) nga ora 13:00 zhvillohen tre ndeshje në kuadër të javës së 24-të të Superligës së Kosovës. Malisheva – Dukagjini, Drenica – Trepca`89, Ferizaj – Llapi. Dy ndeshje tjera që konsiderohen si derbi të kësaj jave, zhvillohen me datën 09.03.23 në mes të: Ballkani – Drita dhe Gjilani – Prishtina.