Oda Ekonomike e Kosovës do të organizoj Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2019”, i cili do të mbahet në Qendrën e Panaireve, në fshatin Bërnicë.
Panairi “Prishtina 2019”, do të mbahet në një hapsirë prej 6000m2 dhe është një manifestim tradicional ndërkombëtar, në të cilin marrin pjesë ndërmarrjet nga Kosova, nga rajoni dhe më gjerë.
Organizatorët e këtij panairi ‘Pro Transport’, ftojnë të gjithë të interesuarit që të mësojë më shumë rreth shërbimeve të tyre të Transpotit Tokësor, Transportit Detar dhe të Logjistikës.
‘Panairi Prishtina 2019’ do të mbahet këtë muaj, nga data 24 deri 26 prill.