“Pa pagesë si recetë ajvari”, kjo është motoja e konferencës vjetore ndërkombëtare Software Freedom Kosova (SFK), e e cila ofron promovimin e softuerit të lirë, pa pagesë dhe njohurive të hapura. Kjo konferencë organizohet nga FLOSSK (Free Libre Open Source Software Kosova), nga data 4 deri më 7 prill, në Kino Armata.
Edicioni i tetë me radhë, organizohet nga FLOSSK, një organizatë joqeveritare, jo fitimprurëse, e dedikuar për promovimin e softuerit dhe filozofive të ngjashme. Të gjitha sesionet do të mbahen në gjuhën angleze dhe hyrja është falas, mirëpo të interesuarit duhet të regjistrohen paraprakisht në adresën: sfk.flossk.org