Të gjitha gratë/vajzat sportdashëse, e specifikisht ju që e pëlqeni sportin e ragbit apo që dëshironi që të mësoni më shumë rreth këtij sporti, do të keni mundësi që këtë të shtunë (29.03.19), të bëheni pjesë e një aktiviteti atraktiv, organizuar nga Balkan Lynx Rugby Club.
Radio KFOR-i ka kontaktuar me menaxheren e Balkan Lynx Rugby Club, Bronwyn Jones, e cila fton të gjitha të interesuarat për pjesëmarrje në këtë aktivitet.
”Përmes këtij organizimi, ne ofrojmë mundësi që falas të mësoni të luani këtë sport olimpik, të takoni njerëz të rinj e pse jo të udhëtoni, prandaj ju ftoj që të na bashkoheni dhe të luajmë bashkë rugny”, ka thënë, znj. Bronwyn Jones.
Në këtë aktivitet mund të marrin pjesë të gjitha gratë/vajzat mbi moshën 18 vjet, pavarësisht nëse kanë praktikuar këtë sport më herët apo jo.