Hipertensioni nënkupton presion të lartë të gjakut dhe është një sëmundje shumë e përhapur në popullatën e rritur.
“Hipertensioni influencohet shumë nga stili i jetesës”, kështu tha për Radio KFOR-in, Dr. Tarion Krasniqi dhe më tutje veçoi disa këshilla të nevojshme për të gjithë: “Personat që vuajnë nga hipertensioni duhet te kenë shumë kujdes edhe me ushqime. Ata duhet t’i mënjanojnë ushqimet e pasura me krip, sidomos ushqimet komerciale (fast food) si picat, hamburgerët, patatet e skuqura, produktet e mishit komercial, ushqimet e konservuara, salca te gatshme apo turshitë tona tradicionale. Nuk preferohen edhe ushqimet e pasura me yndyrë apo edhe me sheqer. Për të zvogëluar problemin e tyre, personat në fjalë, duhet të konsumojnë pemë e perime, jogurt, qumësht. Shumë me rëndësi është të konsumohet edhe uji.”
Nëse ankohemi nga dhimbjet e forta të kokës, lodhjes dhe konfuzionit, problemit me shikim, dhembjes së gjoksit, vështirësitë me frymëmarrje, me rrahje të çrregullta të zemrës dhe me goditje në kraharor, qafë apo vesh, ka shumë të ngjarë që jemi para një krize hipertensive me pasojë goditje në zemër ose tru, ndaj është e domosdoshme të kontaktohet mjeku urgjentisht!