Duke parë se arti, letërsia, diversiteti kulturë dhe poezia kanë një ndikim në formësimin e vlerave të individit dhe ndryshimin e mënyrës së jetesës “YARL” (Youth Are the Real Leaders), për herë të parë në Kosovë, organizon “Klasa të poezisë”, që do të zgjasin për 3 muaj. Radio KFOR-i kontaktoi, drejtoreshën ekzekutive të “YARL”, Kosovare Sadiku, e cila tha: “Kjo klasë ka për qëllim që të bëjë vetëdijesimin e përgjithshëm, fillimisht të grup moshave të reja. Nga mosha 8 vjeçare e deri në moshën 20 vjeçare, të ndarë në tri grupe, do të mësojnë se si të shkruajnë një poezi dhe si ta zhvillojnë talentin e tyre, mirëpo do të ketë edhe ligjërata të përgjithshme sa i përket poetëve vendor dhe atyre ndërkombëtarë e letërsisë në përgjithësi.”
“Klasa e poezisë” fillon më 3 nëntor, kurse të interesuarit mund të aplikojnë deri me datë 30 tetor 2020, përmes e-mailit yarlkosovo@gmail.com apo në linkun: https://forms.gle/soF9Pq52vAPisQ5v8, apo edhe të marrin informata shtesë në numrin: +38343874524