“U tretën ëndrrat” është një nga këngët më të vjetra dhe më të dëgjuara shqipe, mirëpo një version të ri të kësaj kënge e ka sjellur hip-hop artisti, Vigan Zeqiri, i njohur në skenën muzikore si Grizzly. Për këtë ripërpunim modern, Grizzly ka realizuar edhe videoklip, mirëpo për arsyen se përse e ka zgjedhur këtë këngë që t’a ripërpunoj, Radio KFOR-i pati një bisedë me këngëtarin Zeqiri, nga i cili mësoi: “Kemi diskutu me grupin cilën këngë me e zgjedh, kënga “U tretën ëndrrat”, na është përshtatë më shumë, e kam gjetë vetën në tekstin dhe ritmin e kësaj kënge.”
Grizzly po ashtu i ka përshtatur një tekst mjaft të ndjeshëm kësaj kënge dhe në të ka pasyqruar edhe një pjesë të jetës së tij: “Brenda tekstit ka pjesë të vërteta nga jeta ime por unë kam dëshirë që edhe të tjerët ta gjejnë vetën në këtë këngë”, tha ndër të tjera këngëtari Zeqiri.
Kënga e sapo publikuar “Ëndrrat”, po pret ta shijojë suksesin e saj, por në ndërkohë Grizzly (Vigan Zeqiri), është duke punuar në projektin e radhës që sipas tij ka temë dashurinë dhe do t’i servohet fasnave me një zhanër pak sa më të shpejtë.