Pirja e duhanit është e njohur në mbarë botën si një nga shkaktarët kryesor të kancerit të mushkërive. Por, sipas hulumtimeve të fundit rezulton, se jo vetëm duhanpirësit janë të rrezikuar nga kjo sëmundje.
E pikërisht sot (01.08.24), shënohet ‘Dita Botërore e Kancerit të Mushkërive’, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për parandalimin dhe mbështetjen e të prekurve nga kjo sëmundje. Kanceri i mushkërive është një nga kacerët më të shpeshtë dhe më vdekjeprurës në mbarë botën, prandaj kjo ditë synon të vë në qendër të vëmendjes parandalimin, zbulimin e hershëm dhe opsionet e trajtimit si dhe të adresojë sfidat me të cilat përballen pacientët dhe familjet e tyre.
Sipas hulumtuesve shkencor, 6 në 10 persona me kancer të mushkërive i mbijetojnë sëmundjes së kancerit të mushkërive për 5 vjet ose më shumë, nëse diagnostikohen në fazën më të hershme. Ekzaminimi për kancerin e mushkërive do të thotë të kontrolloheni për kancer përpara se të vëreni ndonjë simptomë.







