– Me 2 gusht të vitit 2019, turneu i quajtur ‘÷ (Divide)’, i Ed Sheeran u bë turneu me fitimet më të larta të të gjitha kohërave, duke thyer një rekord të mbajtur më parë nga grupi U2. Turneu botëror zgjati 893 ditë, në 46 vende të botës.
– Me 2 gusht, të vitit 1962, këngëtari i famshëm Bob Dylan, ndryshoi zyrtarisht emrin e tij. Emri i tij i vërtetë ishte Robert Zimmerman.
– Në po këtë datë, të vitit 1975, bendi The Eagles, ishin në pozitën e parë të këngëve më të mira në Amerikë, me këngën e tyre ‘One of These Nights’.







